Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Largohet nga media analisti Mustafa Nano ne punen e tij te re

Analisti i njohur Mustafa Nano do të lërë botën e medias dhe pas dekretimit nga Presidenti do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Zvicër.

Tashme ai do kete nje jete te re larg mediave dhe te ftuarve qe kishte cdo jave ne emsionine tij Arnautistan.

Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident.

Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident.

Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.