Ai nuk e kuptonte se përse gruaja e tij ishte gjithmonë e lodhur dhe ndërsa e shikon që fle vendos të shkruajë diçka ne rrjetin social facebook. Tony Emms është një i ri britanik, i cili jeton me gruan e tij Charlotte dhe vajzën e tyre të vogël, e cila ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë. Fotoja dhe shkrimi që ai ka bërë për gruan e tij ka bërë xhiron e botës në pak ditë.
“Shpesh nuk bëj përpjekjen e duhur për t’i njohur kësaj gruaje meritat që i takojnë. Kur unë kthehem nga puna ajo është gjithmonë e lodhur ndoshta sepse me siguri ajo nuk e kalon ditën e saj ulur duke parë televizor bashkë me vajzën në krahë. Jo! Ajo kërcen nga krevati para se unë të çohem për të ikur në punë dhe fillon “aksionin” e saj, përgatitet të përballojë ditën duke kapërcyer të gjitha vështirësitë që i dalin përpara. Më pas zgjohet vajza e cila fillon të qajë se ka uri, njësoj si gruaja ime, e cila ka gjithashtu uri por nuk ha, këtë e bën vetëm fëmija jonë. Pas kësaj ajo fillon të luajë me të, i ndërron bebelinat, luan sërish dhe më pas duhet të bëjë një dremitje. Por jo! Asaj i duhet të lajë rrobat, të pastrojë lodrat e fëmijës, të lajë enët, dhe ndërkaq fëmija zgjohet sërish dhe ka nevojë për ushqim, ndërkohë që nëna nuk ka ngrënë ende mëngjesin. Më pas përgatit drekën, dhe pastaj fëmija ka sërish nevojë për përkujdesje, dhe ju kujtoj se ajo ende nuk ka ngrënë. Të mos flasim për pastrimin që i ka bërë shtëpisë e cili në këtë moment rezulton të ketë qënë “i kotë”sepse lodrat janë të gjitha në tokë. Dhe pastaj kthehem unë nga puna! Në këtë moment irritohem për shkak të rrëmujës, dhe mendoj “çfarë bën gjithë ditën moj grua”? Ndoshta edhe shumë prej jush e kanë menduar, dhe jua them që përveç atyre që kam shkruar më sipër ajo është kujdesur që fëmija juaj të ketë gëzuar shëndet të plotë! Respektoje nënën e fëmijës tënd! Ajo është një qënie speciale, e cila ka hequr dorë nga gjithcka për t’u kujdesur për fëmijën tënd”!
Ky është një mesazh i mrekullueshëm i një burri drejtuar burrave të tjerë! Lexoheni dhe bëheni edhe burrin, vëllain, mikun tuaj ta lexojë! Gruaja juaj, çdo nënë duhet të vlerësohet për punën e saj!