Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Linda Rama tregon 30 orët në spital me Edi Ramën pas operacionit

Ditën e sotme Kyreministri Rama ka shtruar një iftar me rastin e muajit të Ramazanit pasi janë dhe ditët e fundit të muajit të Ramazanit.

Kryeministri ja ka lënë fjalën gruas se tij Linda Ramës dhe ajo ka uruar besimtarët dhe ka tregua dhe 30 orët me bashkëshortin në spital pasi ai operoi apendesitin.

Ajo tha se:”Në 30 orët e qëndrimit me Edin në spital pata mundësinë të jem mes një ekipi mjekësh dhe infermieresh të perkushtuar. Aida, Ela, Anxhela, Sonila, Elena, Delina ishin vajzat që kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacientëve pa e thyer heshtjen dhe pa e humbur zhdërvjelltësinë mbresëlënëse të duarve, bashkë me buzëqeshjen inkurajuese, përgjatë orëve të avashta të natës.

Teksa rrija e ulur në karrige, pak pas mesnatës, njëra prej tyre më afrohet dhe më pyet me zë të ulët: T’ju sjell një jastëk?

E më parë erdhi se sa iku duke më lënë në dorë një jastëk të vogël që e mbajta nën qafë gjatë gjithë natës. Në të zbardhur pashë që jastëku që kish qëndruar me mua ishte një jastëk bebesh, me një rosak të qëndisur me dorë në mes të tij. I kujt është ky jastëku që ma lehtësoi natën mua, e pyeta. I vajzës time, tha. E mbaj pranë në orët e natës, kur jam në punë. Uroj t’ju ketë shërbyer. E pashë me admirim për shpirtin e saj dhe e pyeta si quhet vajza? Ajlina tha dhe i qeshën sytë.

Ajlina, ëngjëlli me emrin e vjetër musliman që do të thotë sublimja, kishte qëndruar e mua si “dritë e hënës” dhe “dhuratë e Zotit” në një natë të vështirë në muajin e Ramazanit”, tha Linda Rama.