Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lindita Nikolla tregon punen qe e kishte enderr per ta berë

E lindur dhe e rritur në Tiranë, por me origjinë nga Mirdita, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Ajo ka treguar një anë tjetër të saj, jashtë rolit të politikanes në të cilën jemi mësuar ta shikojmë. Zonja Nikolla na ka rrëfyer për fëmijërinë e saj.

Ajo ka treguar po ashtu për marrëdhënien e saj të veçantë me të atin. Nikolla e shikonte të atin si shembullin e jetës, ndaj kur ishte e vogël ëndërronte t’i merrte edhe profesionin, duke ëndërruar të bëhej pilote si ai.

Lindita Nikolla: Jam motra e dy vëllezërve, motra e vogël e dy vëllezërve Arjanit dhe Aleksandrit, por edhe vajza e shumë pritur e dy prindërve, saqë gjyshja gjithmonë tregon se e shikonin me habi babin tim se si një burrë Mirdite gëzohej me lindjen e një ‘cuce’. Babai ka qenë ushtarak. Unë kam qenë shumë e lidhur me të dy prindërit, veçanërisht me tim atë, e kam pasur model në jetën time. Ka qenë një burrë që ka spikatur për meçurinë, qetësinë, por edhe mënyrën se si u qasej problemeve, duke dhënë shumë nga vetja dhe duke dhënë zgjidhje të çdo problemi.

Rudina Magjistari: Ka qenë aviator në profesion? Madje ju keni shprehur se keni pasur ëndërr të bëheni aviatore. Ç’u bë me këtë ëndërr?

Lindita Nikolla: Kam qenë shumë e lidhur më babin dhe thoja do bëhem pilote si babai, që kishte profesionin e tij, por sigurisht ishte një ëndërr fëmije, gjë që mbeti pas. Një ëndërr tjetër e imja ka qenë të bëhesha mjeke, nuk kam dashur të studioj matematikë, por në atë kohë të tjerë vendosnin për ne./tvklan.al