Të ‘braktisësh’ dashurinë, për hir të dashurisë. A mund ta rifitosh sërish atë!
“Love Story” po i afrohet finales së madhe. E ndërsa emocionet shtohen, pyetja dhe kureshtja e publikut që shoqëron pjesën e mbetur të spektaklit: cilën nga vajzat do të zgjedhë Saimiri?
“Sot gjysmëfinalja e madhe e “Love Story” do të zhvillohet në Vlorë, aty ku fillon magjia e detit Jon!”, tha regjisorja e mirënjohur, Vera Grabocka, e cila i ka dhënë nota të tjera emocionuese spektaklit.
E ndërsa Saimiri duhet të zgjedhë njërën nga vajzat e mbetura në garë, misteri bëhet po aq i madh me vajzat që u larguan vetë nga gara!
Një nga to është Enxhëll, e cila para largimit u përlot në takim me Saimirin.
Enxhëlli ishte konkurrentja e cila papritur vendosi të lërë spektaklin e “Love Story” në natën e 10-të, pas transmetimit të takimit të saj me Saimirin, ku ata ishin në kinema.
Vajza me origjinë nga Gjirokastra i befasoi të gjithë me vendimin e saj të papritur, por a do të shfaqet ajo sërish, ndoshta në natën finale, ose pas mbylljes së spektaklit, pse jo edhe krah Saimirit?
Ka zëra që thonë “po” dhe besojnë se vajza që e donte vërtet Saimirin ishte pikërisht Enxhëll.
Edhe vetë Saimiri, duhet ta dijë më mirë.
E pyetur nëse a do pranonte të jetonte me prindërit e Saimirit, Enxhëll tha: Unë kam shembullin më të mirë nga familja ime, se çfarë kam dëgjuar pastaj jo vjehrra e keqe… Mendoj që të dyja kanë ato gjërat e mira apo të këqija, por duhet të dish të komunikosh. Unë pretendoj gjithmonë që të mësoj nga një më e madhe dhe kam dëshirën t’i rregulloj gjërat. Jam nusja ideale”.
Bukuroshja nga Gjirokastra u shpreh kur u largua se nuk mundej të vazhdonte më tej dhe se i uronte gjithë të mirat Saimirit.
Edhe pse opinionisti Robert Aliaj i kërkoi Enxhëllit të vazhdonte spektaklin, kjo është refuzuar nga Saimiri, pasi ai është shprehur se ai i respekton shumë edhe vajzat e tjera dhe nuk bëhet fjalë që ta lejojë Enxhëllin të kthehet.
“Njëherë e ktheu Saimiri, njëherë do e kthej unë…”, – i tha Roberti.
“Unë i uroj Saimirit gjithë të mirat dhe uroj që të gjejë atë që i do shpirti. Unë e kam vendosur dhe nuk mund të kthehem mbrapsht”, ishte përgjigja e Enxhëllit.
Më tej, surpriza në “Love Story ishte mesazhi i Enxhëll që ndërpreu ceremoninë e trëndafilave, me një letër drejtuar Saimirit.
Ajo i kërkoi ndjesë publike 33-vjeçarit, produksionit dhe vajzave, pasi u shpreh se vendimi i një jave më parë ishte bërë nën dominancën e emocioneve.
Teksa shprehu pendesën për tërheqjen, Enxhëll i kërkoi Saimirit që të kthehej sërish në garë për të marrë zemrën e tij.
Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se nuk mund të marrë një vendim në moment dhe se i duhen disa ditë të mendohet, duke qenë se siç e theksoi sërish, ka respekt edhe për konkurrentet e tjera.
“Të them të drejtën unë as nuk e kuptova vendimin që mori Enxhëll sepse kaluam një kohë të bukur bashkë dhe kanë qenë takime të ngrohta”.
“Por unë e respektova vendimin e saj që mori”.
“E falenderoj për fjalët e bukura që na tha në këtë video, por unë respektoj dhe vajzat që janë në program”.
Është një moment shumë i vështirë edhe për mua sepse është një karosel ndjenjash, nuk e di çfarë është e drejtë ose jo, por shpresoj të kem disa ditë kohë për ta menduar këtë gjë”, deklaroi Saimiri.
Diçka nga zemra e Saimirit duket se fshihet pas këtyre fjalëve dhe po ashtu ‘porta’ Enxhëll pavarësisht largimit të saj, qartësisht duket që s’është mbyllur përfundimisht?!
Gara po i afrohet fundit, cila do të jetë vajza që do të fitojë zemrën e Saimirit? Njëra nga ato që kanë mbetur në garë, apo Einxhëll? Kjo mbetet për t’u parë …
/a.m/NOA.al