Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lufta në Ukrainë frikëson shqiptarët/ Qytetari i kërkon llogari Ramës: Hapni urgjent strehimet nëntokësore. Ja si i përgjigjet Kryeministri

Lufta në Ukrainë ka frikësuar edhe shqiptarët, të cilët mesa duket kanë filluar të mendojnë për vendstrehime. Një prej tyre ka replikuar në Facebook me kryeministrin Rama, duke i kërkuar që të hapë tunelet nëntokësore, që janë bërë në kohën e diktaturës.

Ndërkohë kryeministri i shpjegon se Shqipëria nuk është më në kohën e xhaxhit, por një vend i NATO-s dhe shtetet mbrohen së bashku.

Qytetari: Hapni urgjente strehimet nëntokësore qe ka berë xhaxhi. Jepu urdhër bashkive ti pastrojnë. Të paktën të strehojmë fëmijët

Edi Rama: E para, nuk jemi ne kohen e xhaxhit jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sulmohet dhe e dyta, le te mësojmë t’i gëzohemi me shume lirisë, pavarësisë, demokracisë, Shqipërisë, duke luftuar si njerëz jo duke u zënë si qen për pikëpamjet e ndryshme dhe te punojmë me shume se bashku, duke e dëgjuar me shume njeri-tjetrin