“Unë ja bëra vetes, ju doni të bëni gjyqin për diçka që nuk e dini si është thjeshtë keni parë një variant, që budallallik i jemi mënyra si e thash, momenti, personi, që kisha përballë që të gjithë e dini se si e shoh, që tani as emrin smundem t’ia përmend. Do humb Kiarën, do humb Big Brother, do humb respektin dhe kur të dalë jashtë do më thonë që ky mashtruesi”, kështu u shpreh Luiz Ejlli, një nga banorët e Big Brother Vip Albania, i cili që porej mbrëmjes së djeshme ka trazuar shtëpinë dhe rrjetin, pas deklaratave kontradiktore.
“Duhet unë të gjej një zgjidhje që të dal prej kësaj situate, që me kthy vëmendjen te unë, për të dalë prej situatës që jam. Unë nuk isha në asnjë situatë të tillë, unë isha shënd e verë. Ja bëra vetes. Mënyra edhe e të shprehurit edhe vendi i papështatshëm ta kthen në gomarllik. Tani e bëra këtë më lër të dal. Nuk jam ky që po sheh dhe të betohem që këta lot nuk i kam për çfarë kam thënë, as për çfarë kam bërë, as si po silleni ju me mua. Kam gjithë natën e gjithë ditën që qaj”, tha Luisi.
Ne shpresojmë që vërtetë kjo të ketë qenë një gënjeshtër pa kripë nga ana e tij dhe sigurisht ai të gëzojë shëndet të plotë pik së pari, por që produksionet e Top Channel shpesh zgjedhin skandale për të ngritur në qiell shikueshmërinë kjo është e vërtetuar disa herë tashmë.
Fatkeqësisht në çdo produksion ata zgjedhin të sakrifikojnë imazhe. Këtu mund të përmendim rastin Donald-Beatrix në edicionin e parë të BBVA, sigurisht edhe rasti i krijimit të marrëdhënies së Elhaidës me Ledjanin në Densing Ëith The Stars, edhe tani Luiz Ejlli.