Vetëm pak orë pasi gazetari Osman Stafa kërkoi ndihmë për t’i dhuruar një rulo Avniut “filozofit” të Elbasanit që jeton në rrugë ka ardhur edhe gjesti bujar i njerëzve me zemër të madhe.
Qytetari nga Durrësi, Ari Bici ka ndihmuar me shumën monetare prej 5 mijë eurosh për të blerë kamperin, i cili sipas Stafës do të vendoset përpara Po licisë së Elbasanit, aty ku Avniu do dhe vetë që të jetë i sigurtë.
Bashkë me gazetarin Stafa, në mision për të mbledhur të ardhura dhe për t’ia dhuruar Avniut ishte edhe aktivistja Edlira Çepani.
Statusi i gazetarit Stafa: U KRY PER AVNIUN
Gjate kohes se termetiti, kam shkuar ne fshatrat e Durresit. Atje jam njohur e kam biseduar me mjaft njerez te ndryshem.
Shumica qante hallin, se u ishin shembur shtepite. Por njoha edhe njerez te tjere, qe ishin ngritur ne kembe per nevojtaret. Ishin organizuar vete, duke u sigutuar cadra, ushqime, e cdo nevoje qe kishin. Nje nder ta ishte edhe Ari Bici. U bem miq me Arin. Nje njeri me zemer te madhe, ashtu kishte edhe shoket. Sot publikova rastin e Avniut, se duheshin 5 mije euro per Kamperin, dhe Ari vendosi te mundesonte te gjithe shumen i vetem.
E kishte prekur historia e Avniut, dhe zemra e madhe dhe e ndjeshme e Arit, s’mund te priste me qe Avniu te rrinte ne te ftohte. Me preku veprimi i tij, me perloti. Kjo eshte zemra e nje shqiptari te mire. Une s’kam cfare i them, vecse Zoti e bekofte ne familjen e tijJam shume i lumtur se jemi me shume se kurre afer zgjidhjes se situates se Avniut. Besoj qe neser do ta kryejme kete pune Edlira Çepani Ia dolem.