Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Magjike: Martohet Hueyda El Saied, Ja dalin fotot dhe detajet e dasmës

Artistja e njohur Hueyda El Saied dë fundmi është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Thierry. Dyshja janë martuar në fshehtësi të plotë me datë 18 dhjetor dhe detajet me pas i ka treguar Hueyda për revistën “Who”.

Ajo ka zbuluar se për shkak të Koronavirusit, dasma ka qenë minimaliste por e mbushur me sharm, emocione dhe gëzim per ta, pasi janë martuar vetëm para familjarëve te tyre, në një koktejl të organizuar në shtëpi.

“Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg. Kisha një jetë që po prisja të martohesha me Thierryn (qesh).