Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mamat me tre fëmijë janë më pak te stresuara se ato me një apo me dy. Shkenca e shpjegon pse

Kur shohim tre ose katër fëmijë në një shtëpi, mendimi i parë që na vjen në mend është se si ia bëjnë nënat e tyre? Sa stres mund të kenë ato?

Stresi rritet edhe për shkak të faktit se me kujdesin ndaj fëmijëve, ka edhe një presion të vazhdueshëm për punën dhe angazhimin në shtëpi.

Megjithatë, sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara me 7.164 nëna, rezultati është se nënat me tre fëmijë janë më pak të stresuara se ato me dy apo një.

Arsyet?
Psikiatrja Janet Taylor, përgjegjëse për këtë studim, ka shpjeguar se në kohët e sotme, nënat me tre fëmijë fillojnë të relaksohen pasi i kanë dhënë jetë fëmijës së tretë.

“Thjesht nuk ka mjaftueshëm hapësirë për perfeksionizëm në mendjen e tyre kur vjen në jetë fëmija i tretë apo i katërt”, – ka shpjeguar ekspertja.

Ky shpjegim duket logjik, kur mendon se sëmuren tre fëmijët njëherësh dhe duhet të kujdesesh njëkohësisht për ta, t’i veshësh, t’u bësh për të ngrënë, etj. Ajo që duhet të bësh, është të kalosh gjithçka pa stres.

“Sa më shumë fëmijë të kesh, aq më shumë besim do të kesh tek aftësitë e tua shpirtërore“, – shprehet Taylor.