Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Masa te tjera kufizuese/ Ja propozimet e reja Komitetit Teknik te Eksperteve

Mesohet se Komiteti teknik i ekspertëve eshte duke diskutuar mundësinë e aplikimit të masave të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen masive te koronavirusit ne vend.
Keshtu sipas disa burimeve nder propozimet e tyre jane mbylljs e te gjitha aktiviteteve para ores 22:00 te mbremjes, ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore. Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar, më 11 janar.

Sidoqofte vendimi i komitetit do te behet publik ne fillim te javes se ardhshme. Ndersa specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se situata nga epidemia vijon të jetë kritike edhe pse ka një qëndrueshmëri sa i përket rasteve të reja.

“Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për të mos kërkuar ndihmë spitalore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohej shtrimi në spital”, thotë Tomini për A2.

Pastaj ka saruar edhe dicka ne lidhje me te gjtihe ata qe e kane kaluar covidin

“Duhet të theksohet që një njeri që ka kaluar COVID-19 mbart mbrojtje kundrejt virusit, pavarësisht që kjo nuk reflektohet në testin serologjik. Megjithatë, sërish duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë masat mbrojtëse, për të minimizuar infeksionet e tjera, por edhe një riekspozim të mundshëm.

Nga aplikimi i testeve të shpejta, dhe shtrirja e tyre pas 20 dhjetorit edhe në rrethe, pritet identifikimi më herët i rasteve pozitive dhe izolimi i tyre. Ndërkohë, deri më tani në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka raste të konfirmuar me gripin e stinës, fillimi i të cilët pritet ta rëndojë edhe më tepër situatën.