Luana Vjollca ka disa kohë që është shkëputur nga ekrani, pasi këtë sezon nuk u bë më “Shiko kush luan”, që me thenë të drejtën ka qenë tepër i suksesshëm. Pasi nuk i dhanë drejtimin e një formati si “Big Brother Vip”, Luana Vjollca me të mbaruar sezoni i kaluar i “Shiko kush luan”, vendosi të largohej nga Top Channel, duke premtuar për fansat e saj bensik surpriza të mëdha në vijim.
E pyetur së fundmi se a do të rikthehet sërish “Shiko kush luan”, Luana Vjollca na ka surprizuar të gjithëve. Përmes një postimi në InstaStory, Luana ka bërë të ditur që “Shiko kush luan” do të rikthehet më 1 janar. Por do thoni ju me të drejtë te cili ekran?
Këtë ende nuk e kemi zbuluar, por dimë të themi që nuk është Top Channel, pasi ky televizion atë datë ia ka besuar Arbana Osmanit dhe një nate speciale në “Big Brother Vip” edhe pse është ditë e shtunë dhe tashmë jemi mësuar që ta shohim ta martave dhe të premteve.
Edhe spektaklin e të martës, Arbana iu tha edhe banorëve madje që më 1 janar do jemi bashkë ‘live’ dhe për këtë ata kanë filluar që tani nga puna për të përgatitur skeçe të ndryshme, numra baleti, intervista dhe surpriza të tjera, për të cilat më shumë do mësojmë ditët në vijim.
Pra, tani mund të quhet e konfirmuar që Luana Vjollca me “Shiko kush luan” dhe Arbana Osmani me “Big Brother Vip” ditën e parë të vitit të Ri do të jenë kokë më kokë ne ekranet e shqiptarëve. Kjo mund të quhet një “hakmarrje” e vogël e Luanës ndaj Arbanës dhe Top Channel, pasi dihet tashmë që të dy moderatoret kanë qenë në betejë të fortë mes tyre për të prezantuar formatin e “Big Brother Vip”, por në fund drejtuesit e televizionit zgjodhën Arbanën.
Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luanës, ndaj edhe vendsoi të largohej nga Top Channel pas 15 vitesh. Kush do ta fitojë betejën e audiencës më janar? Mbetet për t’u parë, por do të jetë vërtet një betejë e fortë, pasi Luana është një “lojtare” tepër e fortë dhe me eksperiencë dhe di si të bëjë publikun për veten. Kujtojmë që “Shiko kush Luan” në ditën e parë të Vitit të Ri ka qenë gjithmonë më i ndjekuri në ekranet tona dhe ka fituar betejën me emisionet e tjera të shumta në këtë datë.