Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mbretëresha e bimëve kuruese/ të gjitha mënyrat si mund ta përdorni hithrën

Hithra, një ndër bimët medicinale që është përdorur ndër shekuj, vazhdon edhe sot të njihet për vetitë e saj kuruese. Ndonëse shumë mund ta konsiderojnë si një bar të keq që rritet vend e pa vend, gjyshet gjithmonë kanë gatuar byrekët më të shijshëm më hithra e lakra të egra, e kanë krijuar jo pak ilaçe popullore.
Ajo cilësohet si mbretëresha e bimëve kuruese. Por në cilat raste të shqetësimeve mund të përdorim hithrën?
Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
Hithra gjithashtu rekomandohet dhe për flokët e yndyrshëm.
Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.
Hithra hidraton lëkurat e thata. Zieni disa gjethe hidhra dhe bëni kompresa me ujin e ftohur pasi hithra ka lëshuar “vetitë” e saj çudibërëse
Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni hidhtrat në ujë të valuar e të pini këtë të fundit .
Megjithatë në rastet kur merrni medikamente të caktuara, si për shembull diabetin duhet të konsultoheni me mjekun për të mësuar efektet anësore të padëshirueshme.