Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

‘Mbretëresha e bimëve’, specialisti: “Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni prej saj”

Hithra është ndër bimët shqiptare me më shumë benefite për oganizimin e njeriut për shkak të shumë sëmundjeve që ajo kuron. Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti I bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për këto benefite:

Ndihmon në daljen nga anemia ( falë vitaminës dhe kripërave minerale), në forcimin e arterieve dhe venave, forcon kockat,nxit urinimin, lufton acarimin e prostates, ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen, ul nivelin e sheqerit në gjak, ushqen dhe forcon trurin, ushqen dhe forcon flokun, ndihmon në luftën kundër sëmundjeve reumatizmale dhe i jep lëkurës bukuri dhe elasticitet.

Specialisti i bimëve mjeksorë këshilloi disa maska dhe receta me hithër.

Hithra si pastruese e yndyrës së flokëve:

-Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 dorë hithra, 2 lugë mollë të egër dhe 1 lugë nenexhik.

-Shplani flokun 2-3 herë në javë

Shplarës për fytyrë të thatë:

-Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 lugë kamomil, 1 lugë nenexhik, 1 dorë hithra, 1 dorë hala pishe dhe 1 lugë mente.

-Shplani fytyrën 1-2 herë në ditë

Hithra për forcim flokësh:

-Në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 dorë hithra dhe 1 dorë rrënjë hithre, 1 dorë këputje, 1 dorë bliri, 2 fije basani dhe 1 dorë sherebelë

Hithra për stimulim të gjoksit për shtimin e qumështit:

– Më 1 litër ujë zieni për 2 minuta dhe 1 dorë hithra1 dorë tërfil, 1 lugë këputje dhe 1 lugë lule shtogu

– Pini 2 gota në ditë