Mbretëresha nxirrte buzëkuqin dhe lyhej në publik, zbulohet sinjali që donte të tregonte

Mbretëresha Elizabeth sundoi për shtatë dekada. Gjatë këtyre viteve ajo përdori sinjale të ndryshme sekrete për t’i treguar stafit të saj se si ndihej vërtet.

Një nga këto sinjale sekrete ishte edhe përdorimi i buzëkuqit. Roja mbretëror Ian Scott Hunter thotë se Mbretëresha e përdorte buzëkuqin për të dhënë një sinjal të rëndësishëm. Ai tha se Mbretëresha shihej shpesh duke aplikuar buzëkuq me ngjyra të ndezura në publik për një arsye që nuk kishte të bënte me pamjen e saj.

Besoj se ka plot rregulla etikete që zonjat të mos bëjnë makiazh kur janë në publik. Por kur ajo nxirrte buzëkuqin dhe lyhej pa pasqyrë e pa u parë askund, ky ishte një sinjal për të treguar se ishte gati të largohej. Kështu ndihmëset e saj bëheshin gati dhe ajo largohej bashkë me to.
Megjithatë, rezulton se mbretëresha nuk përdori vetëm buzëkuqin e saj për t’u dërguar një sinjal ndihmësve të saj. Roja mbretëror thotë se edhe çanta e saj shërbeu për një funksion të ngjashëm. Çanta e saj zakonisht vendosej në anën e saj të majtë, por kur ajo e lëvizte në të djathtë iu bënte të ditur ndihmësve të saj se donte të përfundonte bisedën apo takimin.