Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

‘Mbyllje për disa javë sic po e bën bota..’ Shefi i Urgjences ben deklaraten e papritur

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi sot në një intervistë për ‘TCH’, se vendi mund të kalojë në kufizim oraresh madje mund të mbyllet në fundjavë apo edhe per disa jave, nëse vazhdohet me këto shifra.

Brataj sqaroi se ende nuk është marrë në shqyrtim mundësia për mbylljen e vendit (karantina) për disa javë:

“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose nëj mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”.

Brataj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat. Sipas tij, dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi, dhe duhet bërë përpjekja që të shmanget mbyllja e vendit:

“Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave”.

Me uljen e temperaturave nis edhe qarkullimi i virusit të gripit, çka e vështirëson situatën, por Dr. Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për Covid-19.