Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Me Jonin dhe Diellin duke bërë biskota, Arbana ndan videon më të bukur me djemtë e saj

Kjo periudhë e vitit përveçse me dekor festiv në ambjentet e shtëpisë shoqërohet gjithashtu edhe me gatime të ndryshme.

Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur që të sjellë ditë pas dite gatime të ndryshme.

Këtë herë ajo ka vendosur të gatuajë biskota dhe për këtë ka marrë ndihmë nga Joni i cili e ka ndihmuar jo vetëm në supermarket me përzgjedhjen e produkteve, por edhe me përgatitjen e biskotave.

Por pjesmarrës në këtë process është edhe pjesëtari më i ri i familjes, vogëlushi Diell.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet dora e Diellit, ndërsa dëgjohet një tingull prej tij.

“Marrin pjesë të gjithë natyrisht”, shkruan ajo krahas vidoes ku veç Jonit shohim edhe Diellin.

Kujtojmë se Arbana dhe Eduardi u bënë prindër në mes të muajit tetor dhe vogëlushi Diell, tashmë është gati dy muajsh.