Donaldi duket se ka mbetur keq pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku Iliri ishte sërish më i preferuari i publikut.
Gjatë një bisede me Dj Dagz, Donaldi ka shprehur hapur zhgënjimin e tij nga banorët e shtëpisë. Ai është shprehur se “njerëzit po nxjerrin fytyrat e vërteta”, duke mos përmendur emra konkretë.
Nga ana tjetër Dj Dagz i është përgjigjur “Po përtoj të futem në këtë fazën që duhet m’u prish me krejt. Nuk dua ta përjetoj”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Donaldi debatoi ashpër me Arjolën, një debat që nisi nga punët e shtëpisë, por përfundoi me ofendime.