Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Me kollë prej javësh, qytetari: Më duket se kam Koronavirus, por ja cfare i ndodh atij

G.K nga qyteti i Durresit ka thene se ka pasur shqetësime prej javësh dhe se prej 21 ditësh është duke marrë mjekim për kollë, madje tregon se simptomat janë shfaqur edhe te familjarët e tij.

Ja dhe mesazhi i tij i plote derguar ne redaksine:Kam 21 ditë nuk më pushon kolla e thatë. Kam shqetësime të brendshme, diarre dhe kollë.

Marr 127 çdo ditë dhe nuk e marrin seriozisht situatën, vetëm tallen. Jetoj me pesë pjesëtarë tjerë, nuk kam si të izolohem, edhe pjesëtarët e tjerë kanë filluar të shfaqin shenja.

Djali nuk ka oreks duket i lodhur.

Nuk vijnë të më kontrollojnë, por edhe më thonë të mos shkoj në spital sepse mund të infektohen mjekët. Më thonë se nuk bëhet tamponi pa pasur shenja, nuk e di çfarë shenjash duan ata, kam 21 ditë me kollë të thatë.

Jam 55 vjeç, numrin, adresën ja kam dhënë 127 dhe nuk kam marrë asnjë reagim.

Bëra një vizitë në privat për mushkëritë. Ka shkuar dy herë dhe kam bërë grafitë, më tha se kam pak shenjë ftohje dhe asgjë tjetër. Kam bërë grafinë e mushkrive dhe thjesht më dhanë ilaçe. 21 ditë me mjekime, por nuk ka ndryshuar asgjë.

Mjekut të familjes i kam kërkuar ndihmë, por ai kishte frikë të më afrohej. Që në datën 12 të këtij muaji ka tentuar të kontaktoj me 127, por asnjë përgjigje. I kam shkruar edhe kryeministrit dhe nuk më është përgjigjur.

Por ne i urojme sherim te shpejete dhe dite te bukur.