Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Me ne fund Pipero jep lajmin e mirë qe mezi e prisnim

Mjeku Pëllumb Pipero tha ditën e sotme se është ulur numri i të shtruarve në spitalin Covid 1, krahasuar me muajt e mëparshëm, ku po marrin trajtim 33 pacientë

Ai u shpreh për “Klan News” se në këtë spital fatmirësisht nuk ka asnjë pacient të intubuar, ndërsa apeloi për lirimin e masave kufizuese.

“Situata është mjaft e qetë, incidenca ditore e rasteve të reja të infektuara është mjaft i ulët, numri është i ulët, numri i të shëruarve është mjaft i madh. Raporti është të infektuar dhe të shëruar 1 me 20 ose me 30. Numri i të shtruarve në spital, prej ditësh neve kemi 1 ose asnjë rast në ditë. Në Covid 1 kemi të shtruar rreth 33 pacientë, nuk kemi të intubuar.

Jemi në kohën e duhur për të rishikuar masat, Komiteti i Ekspertëve besoj se e ka në konsideratë numrin e rasteve të infektuara në ditë, numrin e rasteve të shëruara, numrin e rasteve që vaksinohen çdo ditë, mundësinë e ekspozimit që është shumë e ulët, që kështu në këtë aspekt mendoj që ka ardhur koha se disa nga masat mbrojtëse duhet të rishikohen”, është shprehur mjeku infeksionist”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.