Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Me ne fund/Sa grade do te shkojne temperaturat ne fundjave : Mete orologu i njohur jep lajmin e mire per motin

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë, por edhe fillimin e javës së ardhshme.

Teksa prej ditësh vendi është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm, Osmani tha se e njëjta situatë do të përsëritet dhe nesër, ndërkohë që të dielën do të ketë prezencë më të madhe të kthjellimeve.

E megjithatë, pavarësisht temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius, Osmani tha se nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut në mesditë. Sa i takon javës së ardhshme, Osmani tha se pritet që të kemi mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm.

“Dita e shtunë ka kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të krijohen mundësi për reshje shiu. Mbrëmja e të shtunës rikthen motin e kthjellët, që do të zgjasë dhe ditën e dielë, një pjesë e zonës qendrore dhe malore do të kenë sërish reshje lokale shiu përgjatë mesditës.

Javën e ardhshme do të kemi rikthim të motit të kthjellët, është vënë re një ndryshim i shpeshtë i vlerave termike. Të dielën do të kemi një rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.

Temperaturat e larta krijojnë mundësinë e reshjeve afatshkurtra, janë masa që vijnë nga veriperëndimi, kemi avullim të menjëhershëm të sipërfaqeve të ujit, që shkaktojnë edhe reshjet”, u shpreh Osmani