Memet në rrjet për spektaklin BBV, Rama-Donaldit dhe Romeos: Pse nuk thatë se ju duheshin vota?

Për 4 muaj me radhë, qytetarët shqiptarë u mbajtën të gozhduar pas ekranit për të ndjekur hap pas hapi lojën e banorëve të Big Brother VIP.

Spektaklit i erdhi fundi dhe fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri ndërsa Donaldi doli i dyti. Memet për programin u ndërthurën edhe me politikën.

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e tyre pasi vëllezërit Veshaj ishin pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

‘Pse nuk the që të duhen votat’-shkruhen në memen e krijuar për Ramën dhe Donald Veshajn. Kryedemokrati Lulzim Basha, kohëzgjatja e reklamave të emisionit, ish-banorë të BB, ambasadorja Yuri Kim, janë pjesë e koleksionit të memeve që u shpërndanë kudo mbrëmjen e kaluar.