Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mendon se Donaldi e ka përdorur motrën e tij? Reagon vëllai i Beatrix pas të gjithë zhurmës

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, po na paralajmëron për diçka shumë të veçantë. Me anë të një story në “Instagram”, këngëtari tha se ka një surprizë për të gjithë nesër.

“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër”, ka shkruar Alban Ramosaj. Nga ngjarjet e ndodhura supozohet që Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me motrën e tij ose ndonjë këngë lidhur me historinë e “Beatrix-Donald-Bora”.

Beatrix Ramosaj, motra e Albanit, u përfshi në një histori dashurie me Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo ndodhi pas puthjes që aktori shkëmbeu me Bora Zemanin, duke bërë që shumë fansa të mos ishin të gëzuar për këtë gjë. Gjatë qëndrimit të Beatrix në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këngëtarja ka treguar marrëdhënien e saj të ngushtë me vëllain e saj, Alban Ramosaj.

Ajo ka rrëfyer se sa mbështetës është treguar i vëllai, teksa e ka ndihmuar edhe për këngën “Faj”, të publikuar fill pas daljes së saj nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.