Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Menduam se erdhi pranvera/ Mos u gënjoni kot, në fundjavë do bjerë borë

Moti vazhdon të na surprizojë. Pas ditëve me diell dhe temperatura pranverore dita e nesërme pritet që të riktheje reshjet e shiut në territorin shqiptar. Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb në një lidhje direkt për Ora News tregoi se kjo fundjavë do të jetë e paqëndrueshme pasi nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe ato të dëborës kryesisht në zonat malore.

“Kjo fillim pranvere ka nisur me diell dhe temperatura relativisht të larta. Termometri ka shënuar 18-19 gradë celsius. Por do të kemi ndryshim të motit pasi dita e nesërme do të na sjellë prezencë të vranësirave. Nesër gjatë pasdites reshjet e shiut do të përfshijnë zonën perëndimore dhe gradualisht gjatë natës të gjithë teritorin shqiptar.

Në zonat e thella malore do të kemi edhe reshje të dëborës, kryesisht mëngjesin e ditës së shtunës edhe gjatë natës duke u gdhirë dita e diel. Reshje kemi vetëm në zonat e thella malore, kryesisht veri-verilindje ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje shiu”, tha ajo.

Bani tregon se vetëm ditën e dielë do të shohim një përmirësim të kushteve të motit ku temperaturat do të shënojnë deri në 15 gradë celsius. Sa i përket muajit mars sipas meteorologes do të jetë një muaj tipik i reshjeve ku do të kemi një ndërthurje të temperaturave të larta dhe ditëve me shi.