U bënë 8 muaj që kur sezoni i parë i “Love Story” krijoi çiftin e parë mes Saimirit dhe Merit.
Kjo u fundit u zgjodh nga personazhi kryesor i këtij spektakli dhe bashkë dolën nga programi si çift duke i shprehur publikisht dashurinë njëri-tjetrit.
Por jashtë gjërat ndryshuan, pas kaq muajsh dyshja nuk shihen më kurrë bashkë dhe postimet e tyre në rrjete sociale nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Edhe pse jo e konfirmuar nga vet personazhet tashmë të gjithë besojnë se ata janë ndarë.
Së fundmi Meri ka befasuar duke u fotografuar bashkë me Muratin, ish-konkurrentin e “Përputhen”.
Nga video e publikuar shihet se në tavolinë me dyshen ndodhej edhe Bruno, konkurrenti i ri.
Nuk dihet se cili është raporti por ndjekësit shtuan dyshimet se diçka mund të ndodh mes dyshesh, më shumë se miqësi.