Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Meshkujt po bëhen steril për shkak të një ilaçi të përdorur gjerësisht

Një përdorim i tepruar dhe i gjatë i ibuprofenit, një prej ilaçeve kundër dhimbjes të përdorur gjerësisht nga të gjithë, mund t’i bëjë meshkujt steril.

Është kjo ajo që ka zbuluar një ekip studiuesish danezë të Universitetit të Kopenhagen, pas një studimi të kryer.

Më konkretisht ibuprofeni, shkakton një mbiprodhim të testosteronit, hormoni kryesor mashkullor, çka bën që testikujt të kenë vështirësi në funksionim dhe për rrjedhojë rrezikohet pjelloria.

Fatmirësisht bëhet fjalë për një gjendje të përkohshme, efektet negative të të cilit zhduken, menjëherë pasi ndërpritet marrja e ilaçit.

Drejtuesi i studimit David Møbjerg Kristensen thotë se përdorimi i ibuprofenit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Për të arritur në këtë përfundim u mbajtën në studim 31 meshkuj, me moshë nga 18 deri në 35 vjeç, shkruan noa.al.

17 prej tyre iu dha një kokërr në gjashtë javë, 14 të tjerë doza maksimale e ibuprofenit ose thënë ndryshe 600 miligramë dy herë në ditë. U vu re se kush pinte rregullisht ibuprofen dhe për një kohë të gjatë, kishte probleme me pjellorinë.

Në mënyrë më të detajuar detajet e studimit, u publikuan në revistën shkencore “PNAS”. /a.y/Burimi noa