Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mësoni surprizat e Motit për fundjavën

Dita e shtunë sipas meteorologëve do të ketë vranësira dhe reshje shiu kryesisht gjatë paradites. Ndërsa ndryshe parashikohet dita e diel nga meteorologët.

“Parashikohet që të shtunën, sidomos në orët e para të mëngjesit të kemi rrebeshi shiu në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme do të jenë në zonat lindore, megjithatë do jenë në zonat veri, veriperëndim, ku do të ketë rrebeshe. Pjesa e dytë e të shtunës do të përmirësojë dukshëm motin.

Nëse do ta theksonim ditën e dielë do ta ndanim si më vete. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm, do të ketë kthjellimi, do të ketë vranësira, reshjet do të jenë të spostuara vetëm në zonat malore. Pra, do të jenë pjesë verilindore dhe juglindore, megjithatë edhe në këto zonat reshjet janë të pakta, do të specifikoja, janë të papërfillshme dhe aspak problematike. Pra, do të jenë më shumë momente me pika shiu, por pjesa tjetër e territorit do të jetë e qëndrueshme”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.

Ndërkohë që temepraturat do të jetë tipike të muajit duke u ngjitur deri në 26 gradë Celsius.

“Temperaturat e ajrit, përsa i përket të shtunës dhe të dielës kanë një tendencë në rënie, megjithatë mbetemi me temperatura relativisht të larta dhe relativisht do të jetë ngrohtë. Mbetemi në vlerën 25 gradë, minimalet ulen në vlerën 5 apo 6 gradë. Do të jenë kushte të favorshme dhe mjaft komode për ditën e dielë për të gjithë votuesit për t’u drejtuar drejt votimeve sepse në të gjithë territorin shqiptar moti nuk do të jetë as me temperatura problematike të larta, por nuk do të jetë as freskët. Pra do të jetë një moti me kthjellimi, me vranësira”, tha Lajda Porja, meteorologe MeteoAlb.

Sipas meteorologëve edhe fillimi i javës së ardhshme do jetë me mot të qëndrueshëm, e marta edhe e mërkura pritet të kenë prezencë të reshjve por në sasi të pakta.