Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mesuesja braktisi profesionin dhe nisi një karrierë te re ne Tirane

TIRANË- Jolanda Palushi e kishte menduar ndryshe mësuesinë, kur fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të natyrës për matematikë në vitin 2009.

“Në fillim e kisha shumë qejf matematikën, mësuesinë, por ka ndryshuar shumë”.

Ajo braktisi profesionin dhe nisi një karrierë në estetikë. Si një sipërmarrëse e re me hapjen e një dyqani ku vajzat kujdesen për thonjtë, Jolanda tregon se të ardhurat në këtë fushë i sigurojnë jetesë shumë herë më të mirë se të zgjidhte të vazhdonte punën si mësuese.

“Dukej mirë se e shtunë e dielë pushim, me orare jo shumë të zgjatura, për një femër ngjan puna e duhur, por është shumë e vështirë. Mësuesi nuk ka autoritetin e dikurshëm si dhe ka një pagë shumë të ulët. Unë nuk ia dal dot me pagën e një mësuesi, është qeraja e shtëpisë, po shpenzimet e përditshme”, tha Jolanda Palushi- estetiste.

Jolanda mendon se mësuesi në Shqipëri është i nënvlerësuar dhe kjo figurë nuk gëzon të njëjtin respekt si kur ajo ka qenë nxënëse në Kukës dhe i lindi dëshira për të pasur titullin mësuese.

Ndaj, ëndrra e saj për të qenë mësuese është shpërbërë dhe e vetmja gjë që do i mbetet është kartoni i diplomës. Të dhënat e regjistrimeve në universitetet, viteve të fundit, tregojnë se të rinjtë nuk kanë interes për degët e mësuesisë, të cilat rrezikojnë të mbyllen. Nga ana tjetër jo të gjithë mësuesit e diplomuar zgjedhin të ushtrojnë profesionin. TCh