Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Meteorologia Tanja Porja: Ja kur nis shiu dhe largohen ditet me diell

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se nga dita e nesërme pritet të shtohen vranësirat në të gjithë territorin, dhe e marta sipas saj, do të sjellë reshjet e para të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe veri-perëndimore.

Sipas meteorologes, dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se dita e martë do të sjellë një rënie me 1-2 gradë të temperaturave, teksa shtoi se reshjet e shiut do te jenë me intensitet të ulët gjatë të martës dhe të mërkurës.

“Shtohen vranësirat në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vijim. Sot nuk presim reshje. Termometri shënon vlera mjaft të larta. Maksimumi i ditës së sotme shënon 22 gradë celsius, përgjithësisht në shumicën e qyteteve të shtrirjes perëndimore. Ndërkohë nga nesër dhe në vijim, temperaturat mbeten të larta, të paktën deri ditën e martë.

Ndërsa shtohen vranësirat gjatë ditës së shtunë. E diela do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa nesër janë shumë më të dukshme në territor. Sikundër dita e hënë dhe në vijim, e gjithë pjesa e parë e javës tjetër e cila sjell fuqizim të vranësirave në territorin shqiptar. E marta rreth paradites sjell një sistem të fuqishëm me vranësira.

Priten rrebeshe afatshkurtra fillimisht në veri-perëndim dhe veri dhe më pas edhe në zonat qendrore. Në jug të territorit priten pak reshje gjatë ditës së martë. Ndërsa dita e mërkurë sjell reshje në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të jenë të lehta dhe afatshkurtra, por do të prekin gjithë Shqipërinë. E marta sjell 1-2 gradë rënie”, tha meteorologia Porja.