Ministria Ogerta Manastirliu ka folur për masat e qeverisë në ditët në vijim dhe kujdesi qe duhet te keni.
Në këtë kontekst ajo është pyetur për çiftet që flenë në të njëjtin krevat dhe nuk lejohen të qarkullojnë në të njëjtin mjet.
Pyetje: Burrë dhe grua flenë në krevat ndërsa nuk lejohen në të njëjtën makinë
Ndersa ministria eshte shprehur se:”E para njëherë makina private lejohet mjafton të marrësh një autorizim”.
Pyetje: Ka me dhjetra persona që nuk i marrin lejet për njëmijë e nje arsye që janë jo në emrin e tyre, e kanë garanci në bankë etj.
Manastirliu: E kemi zgjidhur këtë gjë, pasi me një autorizim në Policinë e Shtetit mund ta marrësh ljeje. Nga ana tjetër, nga 11 Maj ne kemi marrë masat që brenda qarkut duke zbatuar rregullat mund të qarkullohet. Transporti publik është më i rriskuari dhe mund të vlerëzsohet si një nga të fundit që do të lejohet.
Do të rrisim fluturimet për riatdhesimet, por do të vlerësojmë më pas edhe hapjen e kufijvë por edhe nga partnerët dhe vendimet e tyre.
Pyetje: Do vijojë të ketë karantinë për personat që vijnë nga jashtë, mjaft mirë mund ti bëhet një test dhe nuk shpenzon aq shumë para për t’ju paguar hotelin?
Manastirliu: Duket e thjeshtë për t’u thënë hajde bëjmë një test se kushton më pak. Ne po shmangim çdo rrisk që shkaktojnë personat që vijnë nga jashtë e sidomos ata që vijnë nga zonat e prekura.