Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mire: Shqipëria del nga zona e kuqe..

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend tregoi se vendi yne tashmë ka dalë nga zona e kuqe, duke u shprehur se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar dhe se objektiv mbetet vaksinimi i të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

“Vendi ynë bazuar në të dhëna epidemiologjike ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e riskut së covid-19 krahasuar me vende të tjera si të rajonit ashtu edhe në Europë. Kemi incidencë të ulët të javës që është mbyllur. Kemi një rënie të pozitivitetit total.

Numri i pacientëve në spitale është ulur dhe dje kemi shënuar një ritëm akoma më të ulët se ditët e mëparshme, 111 të shtruar në spitalet Covid dhe në 3 spitalet rajonale. Kjo situatë është falë masave të shënjestruara që kanë synuar të kenë impakt sa më të vogël mbi përditshmërinë dhe aktivitetin e qytetarëve dhe padyshim që kanë dhënë impakt në mbajtjen e pandemisë.

Duhet të theksojmë se sipas analizës së bërë nga ekspertët e shëndetit publik tashmë mund të shohim efektet e para të vaksinimit që po japin rezultat. Jemi të vendosur të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend me objektivin e ri për të mbërritur vaksinimin e të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm”.