Mjeket bejn mrekulli 49-vjeçarit pasi kishte problem me kancerin e stomakut.

👏 Shërbimi i Gastrohepatologjisë në bashkëpunim me Kirurgjinë e Përgjithshme në 📍Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, kanë realizuar një ndërhyrje të nivelit të lartë kirurgjikal, heqjen e Karcinomës Gastrike – Ca Gastrit tek një pacient 49-vjeç, i cili u diagnostikua gjatë procedurës së Endoskopisë me kancer të stomakut.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, pacienti gëzon shëndet të plotë. 😊
Operacioni i suksesshëm u krye nga ekipi turko – shqiptar, Dr. Alti Haxhiu, Dr. Altin Ngjeci, Dr. Anestezist Andi Gjini dhe infermieret Ina Shahu, Zejnep Aydin.

🙏 Mirënjohje për përkushtimin dhe punën e stafit të këtij spitali, i cili ofron shërbime me standard dhe cilësi për të gjithë qytetarët në jug të vendit.