Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjeket tregojne si të parandaloni sëmurjen e bajameve

Sëmundja e bajameve shkakton temperaturë të lartë, ethe, dhimbje trupi dhe sipas mjekëve inflamacioni i tyre duhet të kalojë pas 4-5 ditëve.

Në qoftë se inflamacioni i bajameve është kronik, pas një kohe mund të shkaktojë sëmundjen reumatike të nyjave dhe të zemrës apo të dëmtojë veshkat dhe mund të arrijë deri në ekstremin sa mund t’ju lejë dhe steril.

Në raste të tilla operimi i bajameve është i domosdoshëm.

Shkaktarë për acarimin e bajameve përmenden streptokokët e ndryshëm, stafilokokët, pneumokokët, adenoviruset, etj.

Parandalimi

Mjekët këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje.

Gjithashtu, nuk duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale. Në të njëjtën kohë këshillojnë kufizimin në maksimum nga fëmijët të pijeve të gazuara, sidomos kur kanë bajame të sëmura (të skuqura, të qelbëzuara), sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes./