Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes. Mjekja nga Gjermania Aurora Dollenberg tregon rastin vetjak. Edhe pse ajo vetë mjeke tregon se u detyrua të kontrollojë në çdo hap gjëndjen shëndetësore të babait të saj por dhe të dërgonte lekë nga Gjermania për të paguar kolegët.
“Babait tim i dhanë takim për operim nga sot për nesër ndërkohë që ai është pacient me zemer. Po ta bënte vërtet operimin do të kishte vdekur për shkak të rreziqeve që ka anestezia. Unë jam e detyruar të dërgoj lekë për operimin e babait tim se përndryshe do të kishte vdekur nga infeksioni. Nëse nuk do të kisha të paguaja shuma të mëdha lekësh nuk do të kisha mundësi që babain nga Gjermania ta trajtoja se do të kishte vdekur nga infeksioni për një operim të thjeshtë (heqje dhjami). Lekët kërkohen nga personeli mjekësor. E ti kur je në hall qoftë dhe si kolege je e detyruar të paguash nga Gjermania kolegët në Shqipëri që babai juaj të shkojë në shtëpi dhe jo në arkivol” tha mjekja në Report TV