Mbi 80% e personave mbi 75 vjeç janë të prekur nga sëmundja degjenerative e kyçeve, e njohur si osteoartriti, e cila klinikisht manifestohet me dhimbje, deformim dhe paaftësi për të realizuar aktivitetin e përditshëm.
Por mosha nuk është i vetmi shkak, që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje. Pozicioni i kyçit në skelet, obeziteti, sëmundjet kancerogjene janë po ashtu faktor risku. Mjeku reumatolog, Ervin Rapushi, thotë se ndikim ka edhe diabeti. Përmes një intervistë dhënë për gazetën, doktori na njeh me simptomat që shfaq kjo sëmundje si edhe metodat e trajtimit që aplikohen.
mjekSipas tij, diagnostikimi në kohë dhe trajtimi është një hap tejet i rëndësishëm në parandalimin e komplikacioneve, që në rastin më të keq, mund të çojnë në invaliditet.
Osteoartriti (OAI) cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë, e cila prek artikulacionet duke shkaktuar vështirësi në lëvizje. Diçka më tepër rreth kësaj sëmundje?
OAI është sëmundje degjenerative e artikulacioneve (kyçeve), e cila shfaqet më shpesh në moshën e madhe dhe karakterizohet nga dëmtimi i kartilagos (kërcit) të kyçeve, zmadhim të kock- ës në buzët e kockave që marrin pjesë në kyç, sklerozë të kockës nën kërc (kockës subkondrale) si edhe disa ndryshime të tjera morfologjike në membranën sinoviale dhe kapsulën artikulare. OAI është një formë artriti, i cili prek një ose disa artikulacione. Kërci është ajo pjesë e kockës, e cila vesh sipërfaqet artikulare të kockave të përfshira në artikulacion dhe shërben si “amortizator” ndërmjet kockave të artikulacionit. Me kalimin e moshës, rritet edhe mundë- sia për shfaqjen e OAI. Para moshës 45 vjeç, prek më tepër meshkujt dhe pas moshës 55 vjeç shfaqet më tepër te femrat. OAI, siç përmendëm më lart, i referohet një sëmundjeje degjenerative, ndaj shpesh quhet edhe artriti degjenerativ apo sëmundja degjenerative e kyçeve. Më shpesh OAI prek duart, këmbët, kolonën vertebrale, më prezent te kyçet që mbajnë peshën më të madhe të trupit, si koksofemoralin dhe gjurin. Shkaktarët e tij shpeshherë janë të pa identifikueshëm dhe në këto raste emërtohet si OAI primar, ndërsa kur shkaku është i identifikueshëm, emërtohet si osteoartrit sekondar.770
Të mbetemi te shkaktarët, cilët janë ata?
OAI primar, siç thamë edhe më lart, nuk ka një shkaktar të identifikueshëm, por është rezultat natyral i plakjes së kyçit. Ndër faktorët e riskut madhor të OAI primar, mund të veçohen: mosha, OAI rritet me kalimin e moshës dhe mbi 80% të individëve mbi 75 vjeç janë të prekur nga kjo patologji.
Pozicioni i kyçit në skelet është një tjetër faktor madhor risku. OAI shfaqet më tepër në ato kyçe, të cilat mbajnë peshën e trupit dhe dy prej kyçeve që mbajnë peshën më të madhe dhe janë më të prekura nga kjo patologji janë gjunjët dhe artikulacioni koksofemoral. Obeziteti ndikon drejtpërsëdrejti në këtë patologji, femrat të cilat paraqesin një indeks të rritur të masës trupore zhvillojnë me shpesh dhe më herët OAI sesa meshkujt.
Obeziteti ndikon duke e rritur me tepër forcën që ushtrohet mbi kërcin e kyçit, predispozicioni gjenetik rrit incidencën e OAI në individët që kanë familjarë të prekur nga kjo patologji dhe në këta individë, ai shfaqet në moshë më të re, gjithsesi predispozicioni për të bërë OAI, duke u nisur nga predispozita gjenetike, është më e shprehur për kyçe të veçanta si për ato të kolonës, gjunjëve, koksofemoralet dhe atyre të duarve.
Sëmundjet neoplazike (kancerogjene) të kyçeve dhe trauma ndikojnë në përshpejtimin e kësaj patologjie, mekanizmat kanë të bëjnë me ndryshimet që paraqesin në fluksin e gjakut dhe forcën që ushtrohet në kërcin e kockave të përfshira në artikulacion. Femrat janë dy herë më të rriskuara për të zhvilluar OAI, pas moshës 50 vjeç, ku shumica e femrave arrijnë në postmenopauzë, incidenca e OAI rritet se tepërmi.
Faktorë të tjerë risku për të zhvilluar OAI, por në terren të një patologjie tjetër, pra ndër faktorët e riskut sekondar përmendim: sëmundjet metabolike si Diabeti Melitus, Gouta, si edhe disa sëmundje që karakterizohen nga depozitimi i kristaleve të pirofosfateve të kalciumit nëpër kyçe (pseudogouta), Akromegalia, sëmundja e Wilsonit, Hemakromatoza apo edhe disa sëmundje të lindura të kyçeve, të cilat e zhvillojnë OAI në moshë më të hershme, si p.sh gjuri në pozicion jonormal apo displazitë e lindura të artikulacionit koksofemoral. Sëmundjet inflamatore, si artriti septik apo stadet përfundimtare të artriti reumatoid, spondlioartropative etj, janë shkaqe të tjera të OAI sekondar.
Shpeshherë është e vështirë të bëhet dallimi i osteoartritit nga sëmundje të tjera të reumatizmës si p.sh Artriti Reumatoid. Cilat janë shenjat apo simptomat që bëjnë diferencën?
Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, do të doja të sqaroja sesi shfaqet klinikisht një osteoartrit. Siç thamë më lart, OAI është “artriti” më i shpeshtë i kyçeve, është një sëmundje degjenerative, e cila klinikisht manifestohet me dhimbje, deformim dhe paaftësi për të realizuar aktivitetin e përditshëm.
Dhimbja në OAI është e tipit mekanik, që do të thotë që individët e prekur nga kjo patologji kanë dhimbje vetëm në lëvizje dhe dhimbja qetësohet nga pushimi, por shpeshherë ajo mund të ketë karakter inflamator dhe e bënë të vështirë ta diferencosh nga format inflamatore të prekjes së kyçeve, siç është artriti reumatoid, por klinika, identifikimi i faktorëve të riskut, testet laboratorike, si edhe ndryshimet radiologjike në radiografi, bëjnë diferencën ndaj këtyre patologjive.
Gjithsesi, dhimbja në OAI dhe paaftësia që ajo sjell në jetën e përditshme paraqet individualitet në varësi të kyçit të prekur. Historia natyrale e një OAI varion, ai mund të zhvillohet përgjatë vitev,e të mbetet stabël dhe klinikën ta paraqesë pas shumë kohësh, në momentin kur diçka ndodh, si p.sh një traumë, postmenopauza, apo kur shfaqet rishtazi një sëmundje tjetër si p.sh një sëmundje neoplazike apo një sëmundje metabolike etj.
Nëse klinikisht do i analizonim sipas frekuencës së prekjes çdo kyç në mënyrë të veçantë, ato klinikisht paraqesin individualitet të simptomave. Osteoartriti (OAI) i gjurit, prek të gjitha kompartimentet e kockave të përfshira në artikulacionin e gjurit. Përveç dhimbjes në lëvizje, pacientët ankohen për instabilitet në ecje dhe kjo i dedikohet jo vetëm dëmtimit të menisqeve, por edhe dobësimit të muskujve që lidhen me këtë artikulacion.
Nganjëherë, pacientët ankohen për një dhimbje prapa gjurit dhe kjo vjen nga grumbullimi i likuidit (ujit) në pjesën e pasme të gjurit dhe në disa raste krijon edhe kist në këtë regjion (kisti i Backerit), i cili mund të pëlcasë dhe të japë një ënjtje të pulpës së këmbës duke imituar shenjat e trombozës së vazave të thella të këmbës. OAI i duarve, paraqet tri shenja kryesore: dhimbje, deformim dhe paaftësi për punë. Kockat e përfshira në ekzaminim te duart janë falenget diskale, të cilat klinikisht paraqiten me noduset e Heberdenit, falanget proksimale, noduset Bouchard dhe karpometakarpalet rizartroza, të gjitha këto deformime janë rezultat i zmadhimit të kockës nën kërcin e dëmtuar.
OAI i artikulacionit koksofemoral, dhimbja zakonisht ndihet në momentin kur ngrihesh nga pozicioni ulur dhe lokalizohet në zonën gluteale, por mund të përhapet edhe në kolonë apo në pjesën e përparme të kofshës. Dëmtimi i këtij kyçi nga OAI paraqet një shkallë të madhe invaliditeti. OAI i kolonës vertebrale, prek çdo pjesë të saj, por më tepër regjionin e qafës dhe atë të belit, klinikisht paraqet dhimbje në qafë apo në bel me vështirësi gjatë lëvizjes së kë- tyre pjesëve.
Osteofitet (sqepat), që dalin nga vertebrat e prekura nga OAI, mundet në disa raste të ngushtojnë foraminat nga dalin rrënjët e nervave dhe t’i shtypin këta të fundit duke shtuar klinikën edhe të radikulitit (dhimbjes sipas trajektores së nervit të prekur) OAI i këmbës dhe i kyçit të këmbës, individët ankohen për dhimbje sidomos në mëngjes, kur vendosin këmbën në tokë, e cila zhduket gjatë ditës dhe rishfaqet pasdite. Deformimi i gishtit të madh të këmbës është i shpeshtë dhe në disa raste ai deformohet dhe mundet të kapërcejë mbi gishtin e dytë (hallux valgus), duke e bërë të vështirë lëvizjen.
OAI i shpatullës, klinikisht paraqet dhimbje gjatë lëvizjes së krahut, sidomos gjatë rrotullimit të tij. Dhimbja mund të shfaqet edhe natën duke prishur edhe gjumin. OAI i bërrylit, dhimbja shfaqet gjatë hapjes dhe mbylljes së bërrylit dhe zakonisht individët e mbajnë atë në një pozicion fiks, e cila me kalimin e kohës çon në dëmtim të muskujve të përfshirë në këtë artikulacion dhe më pas në fiksim të tij.
Cilat janë disa nga komplikacionet që mund të sjellë?
Qoftë OAI primar, por edhe ai sekondar, ecurinë e ka drejt dëmtimit të artikulacionit deri në shkatërrimin e tij. Nëse në fazat e para dhimbja çon në kufizim të aktivitetit të përditshëm, në fazat përfundimtare ku kyçi është dëmtuar tërë- sisht, OAI kthehet në një patologji invalidizuese. Ndaj lind nevoja e diagnostikimit të hershëm dhe ndërhyrja sa më shpejt me mjetet farmakologjike dhe jo farmakologjike për të shmangur invalidizimin ndaj OAI.
Metodat e trajtimit?
Plani i menaxhimit të një OAI është individual, duke u bazuar në faktorët e riskut dhe në varësi të kyçit të prekur. Simptoma kryesore e OAI është dhimbja dhe kufizimi i aktivitetit të përditshëm. Për të menaxhuar këto, ndërhyrja bëhet në disa plane, si në atë farmakologjik, jofarmakologjik dhe kirurgjikal. Trajtimi jofarmakologjik përfshin: edukimin e pacientit ku pacienti njihet me patologjinë, rëndësinë e saj, komplikacionet që sjell në jetën e përditshme. Pacienti këshillohet të bjerë në peshë, të mjekojë mirë patologjitë shoqëruese si diabetin, gouten, artritin reumatoid etj.
Aplikimi i proceduarave të ngrohta apo të ftohta mbi kyç kur ky ka mbledhur likid në disa raste është i këshillueshëm sipas gjykimit të mjekut. Ushtrimet janë të këshillueshme për të ruajtur muskujt përreth kyçit që të mos atrofizohen dhe ta shtojnë më shumë shkallën e invalidizimit. Përdorimi i mjeteve ortopedike si shtrojat (plantaret), përforcuesit e kyçeve si gjunjëzat apo përdorimi i bastunit dhe patericave janë të këshillueshme për të përmirësuar lëvizjen, si edhe për të ulur forcën që ushtrohet mbi atrikulacion.
Modifikimi i stilit të jetës është tepër i domosdoshëm dhe nga shtyllat kryesore për të përmirësuar jetën e këtyre pacientëve. Të tjera ndë- rhyrje në trajtimin jofarmakologjik përfshin proceduarat fizioterapike të përcaktuara nga mjeku fizioterapist në varësi të gjendjes së kyçit të prekur, llojit të kyçit, si edhe të patologjive të tjera shoqëruese që pacienti paraqet.
Të tjera metodologji të përfshira janë edhe llixhat, joga dhe agopuntura gjithmonë të rekomanduara nga mjeku specialist. Trajtimi farmakologjik përfshin përdorimin e pomadave lokale me analgjezikë dhe antiinflamatorë për qetë- simin e dhimbjeve lokale dhe në rast se dhimbja është më e madhe, rekomandohet përdorimi i medikamenteve në mënyrë sistemike që merren nga goja dhe me anë të injeksioneve si analgjezikët jo narkotikë (paracetamoli), ata narkotikë (tramadoli, kodeina), antiinflamatorët josteroid, si ibuprofeni, ketoprofeni, naprokseni, piroksikami etj.
Një tjetër metodë e trajtimit farmakologjik janë edhe injeksionet intra artikulare me kortizonik dhe acid hyaliuronik, qëllimi i tyre është që të qetë- sojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në lëvizjen e kyçit. Ushqyesit e kërcit si glucosaminë dhe chondroitin sulfate kanë një rëndësi të veçantë, pasi luajnë rol në stimqëruese që pacienti paraqet. Të tjera metodologji të përfshira janë edhe llixhat, joga dhe agopuntura gjithmonë të rekomanduara nga mjeku specialist.
Trajtimi farmakologjik përfshin përdorimin e pomadave lokale me analgjezikë dhe antiinflamatorë për qetë- simin e dhimbjeve lokale dhe në rast se dhimbja është më e madhe, rekomandohet përdorimi i medikamenteve në mënyrë sistemike që merren nga goja dhe me anë të injeksioneve si analgjezikët jo narkotikë (paracetamoli), ata narkotikë (tramadoli, kodeina), antiinflamatorët josteroid, si ibuprofeni, ketoprofeni, naprokseni, piroksikami etj. Një tjetër metodë e trajtimit farmakologjik janë edhe injeksionet intra artikulare me kortizonik dhe acid hyaliuronik, qëllimi i tyre është që të qetë- sojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në lëvizjen e kyçit. Ushqyesit e kërcit si glucosaminë dhe chondroitin sulfate kanë një rëndësi të veçantë, pasi luajnë rol në stimulimin e sintezës së kërcit.
Ato mund të merren si suplemente të veçanta apo të kombinuara së bashku. Trajtimi farmakologjik i OAI është i individualizuar për çdo pacient në varësi të moshës, gjendjes së pacientit, artikulacionit të prekur, si edhe të patologjive shoqëruese që ai paraqet. Trajtimi farmakologjik konsiderohet si gjykim i mjekut, qoftë atij të përgjithshëm apo specialist.
Në cilat raste aplikohet kirurgjia?
Plani i tretë në trajtimin e një OAI është kirurgjia, por mund të jetë edhe plani i parë në trajtim nëse kyçi është totalisht i dëmtuar. Trajtimi kirurgjikal konsiston në osteotominë dhe zëvendësimin e kyçit të dëmtuar. Osteotomia është procedura e heqjes së osteofiteve (sqepave) që dalin në buzët e kyçeve të dëmtuara, rekomandohet tek individët e rinj të prekur nga OAI dhe qëllimi i tij është të qetësojë dhimbjen dhe të largojë kohën për të arritur në zëvendësimin e kyçit. Zëvendësimi i kyçit të dëmtuar (artroplastika) është efikase në largimin e dhimbjes dhe në rikthimin e funksionit të kyçit të dëmtuar.
Së fundmi, trajtimi post operator sa i rëndësishëm është?
Trajtimi post operator konsiston kryesisht në procedura fizioterapike për të forcuar muskujt e përfshirë në kyçin e dëmtuar, si edhe në edukimin e pacientit për modifikimin e stilit të jetës për të mbrojtur kyçin e protezuar.