Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjeku i njohur i jep mikut të tij 50 mijë euro hua, pas një jave borxhliu i hyn në shtëpi dhe i merr edhe 15 mijë euro të tjera. Detaji që e tradhtoi hajdutin

15 mijë euro u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori ra në pranga.

Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet.

Sipas informacioneve, Hasani ka qenë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT.

Para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.

Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike.

Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve.