Mjeku Arjan Mezini shprehet se nuk duhet t’ia lëmë vendin frikës dhe panikut në rastin e shpërthimit të mutacionit Omicron, por duhet të ruajmë qetësinë.
I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Mezini deklaroi se mutacioni është shqetësues për aq kohë sa nuk dimë se sa e rëndë mund të jetë klinika e tij, ndërsa shtoi se mund të ruhemi duke shmangur grumbullimet masive, si dhe të vaksinohemi.
“Nuk mund të nisesh nga simptomat për të bërë profilizimin e një mutacioni. Ne dimë shumë pak dhe po punohet nga autoritetet se sa i rrezikshëm është. Vend për panik nuk ka. E mbështes deklaratën e OBSH, është shqetësues derisa të kuptojmë deri sa e rëndë mund të jetë klinika e këtij mutacioni dhe thjeshtë duhet të ruajmë qetësinë, të shmangim grumbullimet dhe duhet të vaksinohemi”, tha mjeku Mezini.