Nga mjeku Myftar Barbullushi
Gjatë 15 vjetëve të fundit mjekimi i gurëve në veshka dhe në rrugët urinare ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Medikamentet e reja, si dhe përdorimi i aparatit gure ne veshkatë thyerjes së gurëve kanë bërë që ditëve të “përdorimit të thikës” në mjekimin e gurëve në veshka t’u vijë fundi. Gjithsesi, cilidoqoftë përparimi i metodave të heqjes së gurëve, zbulimi i shkaqeve të formimit të gurëve dhe parandalimi i formimit të tyre përbëjnë mjekimin me të mirë të gurëve në veshka, pra të ardhmen.
Kur mund të bëhet mjekim me dietë dhe barna?
Gurët nën 7 mm kanë shumë mundësi të dalin nëpërmjet prirjes së një sasie të konsiderueshme të lëngjeve (2,5-3 litra në 24 orë ) si dhe përdorimit të barnave që zgjerojnë kanalet urinare apo ulin aciditetin e urinës duke mos i dhënë mundësi kristaleve të qëndrojnë të bashkuara në trajtën e gurëve. Ky dimension nuk është i rastësishëm, pasi mendohet se kanali urinar është i gjerë rreth 6-8 mm.
Çfarë lëngjesh rekomandohen të pihen dhe çfarë nuk rekomandohen ?
Ujë i zakonshëm, lëngje popullore dhe me preferencë do të sugjeroja 1 litër e gjysëm ujë ku të jenë tretur 2 limona çdo ditë. Mos preferoni ujin me gaz, koka kola, fanta e lëngje të tjera industriale.
Mund të hahet çdo gjë apo duhen kufizuar ushqimet me kripë? A duhen kufizur ushqimet që përmbajnë kalcium?
Natyrisht, sa më e madhe sasia e kripës në ushqim aq më e madhe është tendenca për të formuar gurë. Pra, është shumë e rëndësishme të pakësohet kripa në gur ne veshkaushqim. Kufizimi i kalciumit, i rekomanduar fatkeqësisht nga shumica e mjekëve, do të ishte një gabim fatal sidomos për fëmijët dhe gratë. Moszhvillimi i mirë i kockave të fëmijës dhe fraktura të tyre në menopauzë tek gratë janë pasoja të vëna re në të sëmurët që kanë kufizuar kalciumin në dietë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë të abuzojmë me dietën me kalcium. Tek ushqimet duhet të ketë me shumicë zarzavate dhe fruta të freskëta të sezonit, dhe jo ato të thata (sidomos arrat, bajamet dhe lajthitë), shoqëruar me shumë lëngje, janë të shkëlqyera për të sëmurin me gurë në veshka. I vetmi nga agrumet që kufizohet është qitro, e cila përmban shumë oksalate.
Kafeja, deri vonë e kufizuar, vitet e fundit ka marrë “lirinë” prej 2 studimeve të mëdha mbi dietën në të sëmurët me gurë në veshka. Po kështu edhe alkooli nuk konsiderohet ushqim për t’u kufizuar për sa i përket gurëve në veshka. Gjithsesi, kaloritë e alkoolit mund të shkaktojnë mbipeshë dhe kjo e fundit thamë që shoqërohet me rritje të shpeshtësisë së gurëve në veshka.