Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjeku pensionist nga Korca viziton te semuret ne keto dite te ftohta dimri

73-vjecari nga Korça, Ylli Qirinxhi me profesion mjek ka vendosur që t’i shërbejë banorëve të 17 fshatrave në zonën e Lekasit edhe pse ka dalë në pension. Për më tepër ndjekim materialin e përgatitur nga gazetari Xhensil Shkëmbi.

“Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe” – është një nga fjalitë e betimit të Hipokratit, fjali e cila mishërohet tek doktor Ylli Qirinxhi.

Mjeku 73 vjeçar ka vendosur që edhe në këtë moshë të thyer, të shërbejë në zonën e thellë të Lekasit në Korçë, ku i duhet me orë të tëra të ecë për të shkuar tek banorët e 17 fshatrave të kësaj krahine.

“Pasioni për profesionin dhe mundësia e anës fizike dhe mendore për të dhënë akoma shërbim në komunitet bëri që unë të vazhdoj të jem në punë. Një arsye tjetër e rëndësishme, duke parë mundësinë që duhet të japësh komunitetit shërbimin qoftë e në moshë pensioni, edhe kjo është një gjë e vlerësuar “- tha mjeku.

Të ecësh për afro 3 orë, në dëborë, në shi, e në çdo kohë e bën të vështirë punën për doktor Ylli.

“Puna ka vështirësitë e veta normalisht sepse është larg, është vend malor, zona me malore e qarkut të Korçës, ka një shtrirje gjeografike shumë të madhe me 15 fshatra, ka vështirësinw e komunikimit edhe të vajtjes në raste që paraqiten, por unë jam munduar të jap maksimumin tim për të arritur objektivin e mjekut, për të dhënë shërbimin mjekësor për atë që është i sëmurë”- shtoi Ylli.

Vlerësimi më i madh për doktor Yllin është kur banorët të hapin derën me respekt

“Njerëzit kur marrin shërbimin dhe ndihen mirë të vlerësojnë maksimalisht. Të hapin derën e zemrën sepse vërtet njerëzit të vlerësojnë për punën që bën”-tha Qirinxhi.

Deri sa të ketë fuqi, Ylli do të vazhdojë me hapat e tij drejt familjeve që kanë probleme shëndetësore në këtë zonë.

“Sa më bëjë këmba e dora do u shërbej këtyre njerëzve. Sa te jem mirë nga ana mendore, përsëri do jem pjesë e këtij shërbimi në komunitet.4:00 kënaqësia që ke për dhënien e shërbimit e eleminon vështirësine, mendoj këto janë disa nga arsyet të jemi të fortë e shumë afër njerëzve për të dhënë atë mundësi që kemi”- shtoi mjeku.

Ky është shembulli i mjekut pensionist hero, i cili ka vendosur të jetë afër njerëzve, me mundësitë që ai ka, për të plotësuar atë çka ai është betuar qysh në rini të tij, se do të jetë afër njerëzve deri në fuqitë e tij të fundit.euronews.al