vEpidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë informacione mjaft optimiste për situatën e COVID-19 në vendin tonë.
Mjeku ka theksuar për emisionin ‘ABC Live’ se shifrat tregojnë se ka një ulje të numrit të të infektuarve duke bërë që në mesin e tetorit të kemi një situatë të stabilizuar. Sipas mjekut varianti Delta është ai që është mbizotërues dhe deri më tani nuk mund të flasim për një valë tjetër pasi nuk kemi asnjë variant të ri në qarkullim.
“Në këtë moment rastet janë në rënie dhe numri i pacientëve të shtruar, po ashtu normalisht do të bie dhe numri i viktimave. Por mund të ketë një valë tjetër, por kjo mundësi është më e vogël se pranverën e kaluar, të cilat lidhen kryesisht me variante të reja por fatmirësisht për momentin në shkallë globale nuk ka një variant të ri.
Delta krahas variantit alfa tek ne ka diferencë madhore mjafton që të kujtojmë diskutimet në shkurt dhe në shtator. Mund të ketë raste por 98% e rasteve janë Delta, varianti Mu ne e kemi parë që në janar më parë që nuk u hap siç ndodhi me Deltën që u shfaq në fund të marsit e cila po mbizotëron dhe variantin mu.
Ne nuk mund të parashikojmë një valë tjetër pa u shfaqur, një shenjë për rifillim vale. Mund të ketë vatra të vogla të vazhdueshme, hapësira që ka virusi për të krijuar variante të reja është ezauruar. Ne sa herë që kemi një rënie të valës ne theksojmë imunitetin”, ka thënë doktori.