Pas 35 ditësh, mjeku i njohur Tritan Kalo do të dalë në pension. Lajmin e ka bërë vetë ai me dije me një status në rrjetin social Facebook. Kalo shkruan se është i lumtur sepse në çdo kohë ka marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen, të cilat e bëjnë shumë krenar.
Kohë kovidiane…..13.06.2021….Mbyllje sa më të djelltë të kësaj fundjave, si dhe ju uroj fillimin e një jave të re sa më të mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, kanë qënë dhe mbeten SFIDA më e madhe e jetës sime si në aspektin Profesional, po ashtu edhe në aspektin Social….Përgjatë këtij harku kohor jam përpjekur e po përpiqem për të dhënë më të mirën time të mundshme, si pjesë e një EKIPI profesionistësh Mantelbardhë dhe stafit tjetër të përkujdesjes mjeksore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së/Covid-1…..Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për DIJENITË dhe PËRKUJDESIN e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të PENSIONIT…. Në ndërkohë jam ndier shumë i lumtur sepse në çdo kohë kam marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen time, të cilat më bëjnë shumë-shumë krenar por njëkohësisht ato edhe më shtyjnë, që të vijoj dhe të ofroj për çdo dekikë të jetës sime edhe në të ardhmen, më të mirën time të mundëshme si mjek dhe si qënie shoqërore….MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…..Në këto vite mbi gjithshka UNË jam përpjekur e po përpiqem të mbetem VETËVETJA, ashtu sikundër e kam nisur edhe rrugëtimin tim në 2.07.1981 në shtigjet e vështira të Mjeksisë, duke i qëndruar shumë larg KONFORMIZMIT këtij elementi mjaft dobiprurës për të ngjitur shkallët e karierës socio-profesionale në 30 vitet Demon-kraci, POR njëkohësisht edhe mjaft zbehës e rrënues të Personalitetit socio-profesional për gjithësecilin nga ne…..JU kam dashur dhe JU vlersoj të gjithëve si vëllezërit e motrat e mija, sepse jemi të gjithë bijë e bija të Nënëlokes Shqipëri….Together