Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Monedhat ‘ngjisin’ tek krahu?! Mjeku Alimehmeti sqaron ‘teorinë’ e magnetit tek vaksina.Cfare po ndodh

Kohët e fundit po qarkullojnë në rrjet disa video të ndryshme nga e gjithë bota dhe vendi ynë, ku në vendin ku njerëzit kanë bërë vaksinën në krahë afrojnë një magnet apo monedhë metalike, të cilat në mënyrë të çuditshme ngjiten.

Për të vërtetuar se këto fakte nuk janë aspak të vërteta, ka folur mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti. Ky i fundit u shpreh se është diçka e rreme.

Mjeku tha:

Është diçka e rreme. E ata që e kanë bërë këtë eksperiment dhe u ka ngjitur magneti të shtojnë edhe një fazë tjetër. Aty ku keni bërë provën ta lyeni me pudër fëmijësh. Lyejni zonën, e të gjithë e dinë se pudra shërben për thithjen e lagështirës dhe yndyrës në lëkurën e fëmijëve.

Dhe provojeni prap a ngjit monedha. E do kuptoni se nëse do kishte qenë magnet, monedha do vijonte të ngjiste. Po të jetë lagështirë, yndyrë apo lëndë tjetër ngjitëse që prodhon lëkura e njeriut, atëherë kjo do zhdukej.

Është një dukuri fizike, klasike. Një objekt i vogël me peshë relativisht të vogël me një sipërfaqe të rrafshët, me një tjetër sipërfaqe të rrafshët por tashmë elastike si lëkura, që ka edhe lagështirë, yndyrë, lëndë të tjera ngjitëse që prodhon vetë.

E që nuk është njësoj gjithë ditën lëkura, ka pjesë ku djersitësh më shumë. Për ta hedhur poshtë këtë e provon, një dukuri e njohur fizike, që nuk ka lidhje me vaksinën.

Në mënyrë absolute nuk ka asgjë të tillë, nuk ka një magnet brenda. Për vaksinat ka pas gjithmonë teori të shumta, jo vetëm nga njerëzit. Janë vaksina me autorizim të emergjencës, nuk kanë aprovim të plotë, por nuk përmbajnë lëndë magnetike.