Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mori notë të keqe në histori. 14-vjeçari vret 7 vajza dhe 1 djalë të moshësh 11 dhe 14 vjec

Një djalë 14-vjeçar vrau tetë fëmijë dhe një roje sigurie në një shkollë në Serbi kishte një listë të nxënësve që donte t’i vriste dhe katër bomba molotov në çantën e tij, tha policia.

I dyshuari adoleshent është emëruar nga oficerët si nxënësi i klasës së shtatë Kosta Keçmanoviq.

Policia ka thënë se ai mori armën e babait të tij përpara se të qëllonte mësuesin e tij dhe më pas bashkënxënësit dhe rojet e sigurisë në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në kryeqytetin Beograd të mërkurën në mëngjes.

Fëmijët që vdiqën ishin shtatë vajza dhe një djalë – të gjithë të moshës 11 dhe 14 vjeç.

Ndihmësi i drejtorit të shkollës thirri policinë në orën 8:40 të mëngjesit me kohën lokale ndërsa vetë i dyshuari telefonoi oficerët dy minuta më vonë dhe tha se kishte qëlluar një numër njerëzish, thanë oficerët.

Milan Nedeljkovic, kryetar i qarkut qendror të Vraçarit ku ndodhet shkolla, tha se mësuesja po lufton për jetën e saj pasi u qëllua.

Gjashtë fëmijë të plagosur po trajtohen edhe me njërin prej tyre, një vajzë, në gjendje të rëndë për jetën.

Djali i një mjeku të njohur, Kosta kishte rezultate të shkëlqyera në shkollë ndërsa kishte marrë edhe vendin e tretë në një konkurs historie. Por pikërisht masakra sipas mediave serbe ka ardhur si pasojë e një konflikti me mësuesen e kësaj lënde.

“Ai mori një notë jo të mirë në histori dhe më pas u mërzit. Ai qëlloi mbi mësuesen e historisë në klasë, pastaj mbi shokët e tij . Ai është një nxënës i shkëlqyer “, thonë shokët e klasës.