Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mos i injoroni, këto janë shenjat e reja që shfaq Omicron dhe duhet te keni kujdes

Ndërkohë që raportimet e rasteve të reja Omicron rriten, simptomat e këtij varianti janë më të buta e të ngjashme me ftohjen e zakonshme. Simptomat janë të tilla si hundë të bllokuara, dhimbje koke, dhimbje e fytit dhe teshtitje.

Ndër simptomat më të zakonshme që janë raportuar janë edhe temperatura, djersitja, këputja dhe dhimbje trupi. Por, kohët e fundit janë shfaqur edhe disa shenja të tjera: Të dhënat e reja kanë zbuluar se varianti Omicron prek organizmin në dy forma të reja krahas atyre që tashmë njihen.

Edhe pse Omicron është më i butë se variantet e tjera dhe pjesa më e madhe e të prekurve e kalojë lehtë, disa pacientë kanë përjetuar edhe shqetësime në lëkurë.

Disa prej tyre janë:

Skuqje e lëkurës dhe shfaqje e puçrave

Zbehje e lëkurës

Ekzemë në pjesën e qafës dhe kraharorit

Inflamacion i lëkurës tek gishtat e këmbës

Çarje të buzëve

Tharje e lëkurës

CDC paralajmëron se ndryshimi i ngjyrën së lëkurës së buzës dhe thonjve në nuancë blu, mund të jetë një shenjë treguese e niveleve të ulëta të oksigjenit. Gjithashtu shumë nga simptomat e sipër përmendura mund të ngatërrohen lehtësisht me ato të alergjisë.

Dhe nuk është çudi që nëse kohët e fundit keni vënë re ndryshime të çuditshme në lëkurë, ato të jenë simptomat e virust. Këshilla që ekspertët e shëndetësisë japin është që me shfaqjen e simptomave të kryeni menjëherë testet e nevojshme dhe të merrni trajtim nga mjeku juaj nëse është e nevojshme./aw/