Moti mori një kthesë të papritur këtë pasdite, duke sjellë në disa qytete të vendit reshje shiu e breshëri në formë stuhie.
Siç shihet edhe në videot e dërguara në redaksinë e ”Koha Jonë”, ndryshimi i motit ka shtuar trafikun në zonën te Liqeni Artificial në Tiranë.
Për disa minuta qarkullimi u bllokua sepse ishin reshje me breshër dhe stuhi të forta shiu. Ne te gjithe vendin ka pasur rebeshe shiu si ne Elbasan, Pogradec, Librazhd, e shume qytete ne vendin tone.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim te kemi rritje te temperaturave dhe rikthimin e motit te nxehte. Prite qe ne fundjave moti te jete me temperatura te larta dhe keshtu do te shkoje deri ne fund te muaji gusht.
Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke përfshirë Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës.
Stuhi të pasdites së sotme kanë përmbytur rrugë, e oborre, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nivel të lartë të ujit dhe breshër të dendur në shumë zona.