Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Moti i ftohte dhe pandemia, Ministria e Arsimit ben njoftimin e fundit për shkollat

Duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në vend, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka urdhëruar ajrosje deri në 6 herë të klasave gjatë periudhës së mësimit.

Për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin dhe situatës pandemike, Kushi kërkon nga Institucionet që ajrosja e shpeshtë e sallave të mësimit do të sillte më shumë siguri të shëndetit të nxënësve dhe stafit akademik.

Pas pushimeve të fundvitit, nxënësit iu rikthyen auditoreve më 11 janar, ku mësimi bëhet me turne dhe online.

“Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve,” shkruan Kushi në rrjetin social “Facebook”.