Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Moti i keq përfshin Shqipërinë, reshje të dendura shiu, rrufe e bubullima zbresin temperaturat. video

Edhe Shqipëria është prekur nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet masive dhe vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe u drejtua për në Ballkan, por me një intensitet më të ulët.

Sipas Metoalb, Republika e Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites.

Por mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshrit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.

Kosova Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pas mesditës sërish vranësirat sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Maqedonia e Veriut Do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu, shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Rajoni dhe Europa Kthjellimet mbizotërojnë në brigjet e Egjeut, Europën Jugperëndimore dhe atë Veriore. Por në Rajonin Jugor, Qendror dhe atë lindor vijon ndikimi i motit të vranët, i cili sjellë rrebeshe shiu dhe ere të fortë.