Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Moti mer kthesen ne fund te gushtit. Ja sa do te ndryshojne temperaturat

Dita e sotme mbetet në të njejtat kushte meteorologjike si të ditëve të fundit. Kjo e premte është nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Në mesditë e pasdite reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në juglindje lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Temperaturat luhaten nga 13 deri në 34 gradë celcius në rang territori. Fundjava vjen me lajme të mirë, dhe për më tepër për pushuesit të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë fundjavë të fundit të verës në plazh.

Moti pritet të jetë i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare dhe temperaturat do të vijojnë të mbeten në të njëjtën linjë si ditën e sotme.

Fillimi i javës së ardhshme që përkon edhe tre ditët e fundit të muajit gusht do të rikthejë reshjet në vend duke filluar nga zonat malore, të ulëta dhe ato bregdetare.Edhe temperaturat do të pësojnë një rënie me 1-2 gradë më pak.