Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Moti merr kthesën drastike. Rikthehen reshjet e shiut dhe deborës

Këtë të premte vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë në të gjithë territorin e vendit mot të vranët.

Më të theksuara do të jenë në zonat Qëndrore dhe Jugore, duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta, si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikim e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta, duke sjellë herë pas here, reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në Jug dhe Juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, duke krijuar në brigjet detare Valëzim deri në 5 ballë.