Moti merr kthesen e papritur temperaturat 30 gradë tek stuhite e shiut: Si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Java që presim përpara parashikohet një javë “tipike” pranverore me mot kryesisht me diell si dhe praninë e vranësirave kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këtë mënyrë dita e Hënë parashikohet me kthjellime si dhe vranësirat kalimtare hera-herës të dendura nga orët e mesditës në ato të pasdites. Reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.

Për ditën e Martë pritet një perkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot kryesisht të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Orët me diell më shumë parashikohen për ditën e Enjte. Mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore dhe vijën bregdetare. Në zonat lindore mot me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër./albeu.com